Edhe pse vetëm 9 vjeç, aktorja turke Nisa Sofiya është kthyer në një nga vogëlushet më të njohura të kinematografisë turke me rolin e saj në serialin “Mrekullia në qelinë nr.7”. Së fundmi “Ova” në një intervistë për “Intervista.al”, ka treguar se dëshiron shumë ta vizitojë Shqipërinë.
“Shqipërinë e duam shumë, Turqinë gjithashtu! Unë mendoj se kemi një kohë shumë të bukur dhe kulturë shumë të ngjashme. Nuk kam qenë asnjëherë në Shqipëri, por do të doja shumë të vija! Do të isha shumë e lumtur, natyrisht që do të doja të luaja në ndonjë film atje, pse jo!”, u shpreh aktorja.
Nisa Sofiya ka folur edhe për aktorin e famshëm turk, Aras Bulut Iynemli, me të cilin luajti në film.
“Në të vërtetë, është një ndjesi që nuk kuptohet ndërkohë që filmi po xhirohej, ndjesia merret vetëm kur shikon filmin. Stafi i këtij filmi ishte si ligat e kampionëve. Pastaj, të luash në krah të Aras Bulut Iynemli është mrekulli”, tregoi Sofiya duke zbuluar edhe që skena ku janë duke bërë karamele me mollë i ka pëlqyer më shumë sepse ndërkohë hanimn ëmbëlsirat.
Aktorja zbuloi gjithashtu se ka komunikuar në Instagram me VIP-a shqiptar si Marina Vjollca, Morena Taraku dhe po pret t’i shkruajë edhe Ylli Limani.