Presidentja Osmani thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Gjatë ditës së sotme presidentja e vendit Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për media.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e presidentes.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se konferenca e të parës së vendit do të mbahet në ora 11:00 por që nuk dihet arsyeja.

Lajmi.net ka kontaktuar zyrën e presidentes për të marrë vesh arsyen por që nuk ka marrë përgjigje.