Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, sot në 32 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës, ka kujtuar luanët e nëntokës të cilët me rezistencën e tyre arritën të krijojnë solidaritet e unitet popullor në tërë Kosovën.
Sipas saj, kërkesat e tyre tejkaluan aspektet sindikale, duke u bërë pikë reference për rezistencë kundër regjimit dhe hegjemonisë serbe, njofton Klan Kosova.
“Rezistenca e tyre dridhi themelet e një pushteti sundues që promovonte e praktikonte diferencimin dhe pabarazinë. 32 vite pas, përveç se të kujtojmë tërë këtë sakrificë, duhet të punojmë pandalshëm që minatorët tanë të punojnë në kushte të dinjitetshme e të vlerësohen si duhet për punën e tyre”.