Presidentja Vjosa Osmani ka takuar presidentin francez, Emmanuel Macron.
Osmani takoi presidentin francez gjatë qëndrimit të saj në Britani të Madhe për Samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
“Dje, me presidentin Macron, diskutuam mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, në partneritet me aleatët tanë dhe në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim”, shkruan Osmani.

E para e shtetit gjatë qëndrimit atje ka takuar edhe liderë të tjerë botërorë.
Ajo ka takuar edhe kryeministrin belg Alexander de Croo, të cilin e falënderoi për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën.