Presidentja Vjosa Osmani sot pret përfaqësuesit e subjekteve politike, takim ky që pritet të nisë në ora 14:00, e ku temë diskutimi do të jetë data e zgjedhjeve parlamentare.
Presidentja e vendit në letrën që i ka shkruar kryeministrit Albin Kurti thuhet se zgjedhjet e rregullta duhet të mbahen në periudhën nga 26 janar – 16 shkurt të vitit 2025.
Partitë politike tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Nga Lëvizja Vetëvendosje i pranishëm në takimin me Osmanin pritet të jetë nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Pjesëmarrjen në takimin e kanë konfirmuar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.