Osmani takon komandantin e FSK-së

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani takoi Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Rrahman Rama me të cilin biseduan për zhvillimet e fundit në vend.

Në takim u diskuta për rëndësinë e koordinimit dhe stabilitetit institucional.

Osmani ofroi përkrahje për FSK-në dhe procesin e tranzicionit të saj.