Me ftesë të organizatorëve të Komunitetit Politik Evropian, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Kishinau të Republikës së Moldavisë po përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian(EPC).
E para e vendit, sot do të ketë takim me presidentin e Francës, Emanuel Macron dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, dje ka bërë të ditur se bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, do të bisedojnë më 1 qershor me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Macron i ka konfirmuar këto biseda në një fjalim të mbajtur në Konferencën GLOBSEC në Bratislavë, raporton RTK.