Osmani: Shteti i fortë bëhet me miq të mirë

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani gjatë ditës ka marrë urime të shumta nga liderë botërorë me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Osmani e ka falënderuar mbretëreshën britanike Elisabet II, presidentin gjerman Frank Steinmeir, atë francez Emmanuel Macron dhe italian Sergio Mattarela për urimet e dërguara për ditën e pavarësisë së Kosovës.

Ajo tha se shteti i fortë bëhet me miq të mirë.

“Shteti i fortë bëhet me miq të mirë, e miqtë Kosovës nuk i kanë munguar kurrë”.

Postimi i plotë:Në prag të 13 vjetorit të pavarësisë së Republikës sonë, prezenca e afërsia e miqve tanë është po aq e dalluar e e çmueshme sa ç’ishte në momentet vendimtare të shpalljes së Kosovës një vend i pavaruar.Falenderoj përzemërsisht Mbretëreshën Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar, presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeir, presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë Italian Sergio Mattarela si dhe aleatët e tjerë të shumtë për fjalët e sinqerta dhe konfirmimin e përkushtimit të tyre për fuqizimin e shtetit tonë brenda dhe jashtë kufinjve.Shteti i fortë bëhet me miq të mirë, e miqtë Kosovës nuk i kanë munguar kurrë!