Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e gatshme për dialog, por jo sipas saj dialog sipas Presidentit të vendit Hashim Thaçi.
“Jo për dialog të tipit të Thaçit që involvon negociata sekrete me Presidentin e Serbisë dhe ka rezultuar me hapjen e temave të rrezikshme. Në vend se të dalë të marrë kompetenca të Qeverisë ai do të duhet të dalë e të deklaroj: A i garanton të gjithë qytetarëve se nuk do të vë në asnjë tavolinë çështjen e territorit të Republikës së Kosovës dhe të sqarohet a ka heq dorë nga ideja e tij dhe Vuçiq për korrigjim të kufirit”, është shprehur Osmani.
“Herën e fundit që kemi kontrolluar gjendjen në faqen zyrtare të Presidencës, qëndron opinioni, citoj: “Presidentët do të ndryshojnë por korrigjimi do të ndodhë”. Meqenëse nuk e kanë zëvendësuar ai prapë qëndron prapa idesë së ndryshimit të kufijve”.
“Këto ide janë në kundërshtim me idenë e popullit të Kosovës”.