U.d. Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Ferhat Dinosha, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
U.d. Presidentja Osmani falënderoi ambasadorin Dinosha për angazhimin në avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve fqinjësore ndërmjet të të dy vendeve.
Osmani theksoi se Mali i Zi është një partner strategjik dhe i rëndësishëm për Kosovën, teksa shprehu besimin për vazhdimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë në fushën e integrimeve euro-atlantike.
Palët diskutuan edhe për rolin konstruktiv të komunitetit malazez në Kosovë.