Raportet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë dhe mundësitë e thellimit të tyre ishin temë e diskutimi në takimin e presidentëve të shteteve.
Vjosa Osmani tha se e falënderoi Recep Tayyip Erdogan për përkrahjen që shteti i tij i jep Kosovës, gjatë një takimi që e ka zhvilluar me të këtë të premte.
“Në një takim shumë përmbajtësor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha” shkroi Osmani në një postim në Facebook”.
Tutje e para e vendit shpjegoi se e përshëndeti mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya Diplomatic Forum.