Osmani për kërkesën e Biden ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës: Qasje që ka munguar

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur letrën e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, drejtuar Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Mirëpres qëndrimin e qartë të Joe Biden për procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Është e qartë padyshim se e vetmja rrugë që çon përpara në dialog është marrëveshja për njohje të ndërsjellë”, është shprehur Osmani.

“Kjo qasje ka munguar që nga fillimi i dialogut – një qasje e nevojshme për përfundim të suksesshëm”.