Osmani pas takimit me ministren finlandeze: Do të vazhdojmë angazhimin për forcimin e raporteve tona ndërshtetërore

Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë një mori fotografish nga takimi që e pati me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

Ajo ka thënë se në mbrojtjen e vlerave evropiane, Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura.

“Në takim me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e falënderova për mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën në çdo etapë, përfshirë procesin e shtetformimit, shtetëndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”.

“Do të vazhdojmë angazhimin për forcimin e raporteve tona ndërshtetërore”, ka thënë Osmani.