Vjosa Osmani edhe zyrtarisht e ka marr pozitën shtetërore të Presidentes, pasi ushtruesi i deritanishëm i detyrës së Presidentit, Glauk Konjufca, ia dorëzoi para pak minutash.
Me këtë rast, Osmani u shpreh se do të jetë presidentja e të gjithë qytetarëve dhe bashkëpunuese me të gjitha partitë politike dhe akterë të tjerë në vend, në mënyrë që, siç tha, të avancojmë drejt interesave tona të përbashkëta.
“Përgjatë pesë vjetëve jam e bindur që do të përballemi me shume sfida, por ato do t’i tejkalojmë nëse qëndrojmë bashkë, si dhe edhe fitoret do t’i festojmë bashkë”.
“Jam shumë e lumtur që këtë bashkëpunim do ta kurorëzojmë me punë të mira e të ndershme”, deklaroi Osmani gjatë takimit me Konjufcën.