Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka njoftuar se nuk e ka dekretuar kryeprokurorin e ri, Blerim Isufaj.
Në konferencën për media, Osmani ka numëruar disa shkelje që kanë gjetur lidhur me kryeprokurorin Blerim Isufaj.
“Sot e kam njoftuar Këshillin Prokurorial të Kosovës lidhur me vlerësimin e procedurave në përzgjedhjen e kryeprokurorin të ri. Jam kujdesur që me veprimet e mia si presidente të shmang çfarëdo ndërhyrje potenciale në drejtësi, prandaj jam përmbajtur për çfarëdo vendimmarrje që do cenonte proceset para gjykatave”, deklaroi presidentja.