Osmani nesër e pret në takim ministren e Jashtme të Sllovenisë

Presidentja Vjosa Osmani nesër do të takohet me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Në njoftimin e lëshuar nga presidenca thuhet se takimi do të fillojë nga ora 11:00 në Kabinetin e Presidentes.

Fajon, sot pritet të mbërrijë në Kosovë dhe do të pritet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.