Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në samitin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Në një fjalë rasti para gazetarëve, ajo ka thënë se do t’u bëjë thirrje udhëheqësve të BE-së që ta heqin regjimin e vizave për Kosovën, njofton Klan Kosova.
“Ka pasur një vendim të ambasadorëve të BE-së për të mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën”.
“Ne do tu bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve sot që të votojnë në favor në konkluzionet e 15 dhjetorit në takimet e këshillit”.