Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu e shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schëarz, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, Kolokiumi M100 Sanssouci.
Në një diskutim të veçantë të kësaj konference kushtuar strategjisë së sigurisë në Evropë, Osmani ka theksuar Kosova është shembull i garantimit të paqes së qëndrueshme në rajon dhe më gjerë, si dhe si rrëfim suksesi në forcimin të lirisë së medias dhe demokracisë.
Osmani gjithashtu ka folur mbi rritjen e vazhdueshme të Kosovës në indekse ndërkombëtare të lirive dhe demokracisë, si dëshmi e përkushtimit të palëkundur të popullit të Kosovës dhe të institucioneve të saj për vlerat demokratike.
Tutje, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është faktor stabiliteti në rajon dhe Evropë, dhe përmes veprimeve konkrete ka dëshmuar se është partner i besueshëm i demokracisë perëndimore si dhe ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO.