Presidentja Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Doha të Katarit.
Bëhet e ditur se Osmani nesër do të marrë pjesë në Forumin e Dohas, që do të mbahet më 10 dhe 11 dhjetor, shkruan Thepeninsulaqatar, transmeton Klankosova.tv.
E para e shtetit dje ishte për vizitë zyrtare në Turqi, ku u prit nga homologu i saj turk, Recep Tayip Erdogan.
Ndërsa, përpara Turqisë, Osmani ishte për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku mori pjesë në Samitin e Klimës – COP28