Osmani: Kundër kushtetuese, Lista Serbe “do ta përkrahë Vuçiqin në luftën për Kosovën dhe Metohinë”

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur një thirrje të Listës Serbe si direkte kundër institucioneve të Kosovës.

“Nëse e lëmë anash çështjen e masave kundër Covid-19, thirrja e Listës Serbe (partner në Qeverinë e Kosovës) për ta mbështetur pozicionin politik dhe diplomatik të Serbisë është thirrje kundër rendit kushtetues dhe sovranitetit”, ka thënë Osmani përmes Twitter.

“Sipas fjalëve të tyre, ata “do ta mbështesin Vuçiqin në luftën për Kosovën dhe Metohinë”.

Në një tekst të postuar nga Lista Serbe theksohet se ata “mbështesin Qeverinë e Serbisë dhe Presidentin Vuçiq në luftën politike dhe diplomatike për Kosovën dhe Metohinë”.