Osmani: Krimet e Serbisë janë të njohura nga bota, ndihma nuk e shlyen të kaluarën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në takimin e ftuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në cilësinë e kryetares së Kuvendit dhe jo të nënkryetares së LDK-së.

Ajo thotë se në takim kanë folur për masat e Qeverisë për tejkalimin e situatës me pandeminë.

“Sot jam ftuar në takimin e organizuar nga Qeveria për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe partiak që ka të bëjë me menaxhimin e pandemisë. Kam marrë pjesë si kryetare e Kuvendit, aty kemi dëgjuar për masat e marra deri më tani, po ashtu i kam informuar të pranishmit për përpjekjet e Kuvendit që kemi bërë në këtë drejtim. Aty janë nismat legjislative, pastaj kemi pasur kontakte me disa komuna dhe ministritë, kërkesat që kanë ardhur nga disa komuna”, tha Osmani.

Ajo duke folur për ndihmën e Serbisë ajo ka thënë se kanë kërkuar nga Vitia informata se si qëndron situata me teste.

Sipas saj, nga Vitia është informuar se Qeveria ka porositur mbi 13 mijë teste që pritet të vijnë.

“Nuk do të dua që sot të flas për çështje politike kur qëllimi i vetëm i pjesëmarrjes në takim është bashkëpunimi institucional për kalimin e pandemisë”, ka thënë kryeparlamentarja Osmani.

Sipas saj, krimet e kryera nga Serbia janë të njohura nga gjithë bota dhe ndihma e dërguar nuk e shlyen të kaluarën.

“Unë besoj që jo vetëm ne në Kosovë por e gjitha bota e ka të qartë se cilat janë krimet që ka kryer Serbia në Kosovë dhe Serbia tani në këtë kohë të pandemisë edhe mund të ketë dërguar ndihma por kjo nuk e shlyen të kaluarën e afërt”, ka thënë ajo.

“Kryesia e Ngushtë” e LDK-së, sot nga ora 13:00 pritet të vendos për emrin e kandidatit për Kryeministër

Kryesia e Ngushtë e Lidhjes Demorkatike të Kosovës sot pritet të vendos për emrin e kandidatit për kryeministër nga kjo parti.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

”Sot, në ora 13:00 pritet që Kryesia e ngushtë e LDK-së të vendos për emrin e kandidatit për kryeministër”, tha

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se mandatin për formimin e Qeverisë do t’ia jap LDK-së.

Ai ka shkruar dje se qeveria e ardhshme duhet të jetë e aftë për të luftuar Covid-19 dhe për ti shërbyer popullit.

“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën”, ka shkruar Thaçi.