Tre udhëheqësit e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamenari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, kanë shkuar sot për ngushëllime në fshatin Devë të Gjakovës te familja Binakaj që dje i dha lamtumirën e fundit Valentina dhe Erlinda Binakajt.
Nënë e bijë humbën jetën tragjikisht në aksidentin e autobusit kosovar në Kroaci, njofton Klan Kosova.
Tre liderët ngushëlluan familjarët për humbjen e tyre në të pamën që po qëndron ende e hapur në këtë familje.
Nga aksidenti tragjik të vdekur mbetën 10 persona dhe 40 të tjerë të lënduar.



