Osmani: Koha që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ka ardhur koha që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe që masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës të hiqen. 

Këto komente ajo i ka bërë në një postim në rrjetin social X ku e ka uruar Poloninë për marrjen e drejtimit të Presidencës së Këshillit të BE-së. 

“Mezi pres të vazhdojmë punën tonë me presidentin Andrzej Duda dhe kryeministrit Donald Tusk për të siguruar të ardhmen që Kosova e meriton. Ka ardhur koha për dhënien e statusit kandidat dhe heqjen e masave të padrejta të BE-së ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Ajo gjithashtu ka shprehur vlerësimin për Hungarinë dhe angazhimin e saj gjatë kohës sa e ka kryesuar Presidencën e BE-së.