Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se institucionet franceze e kanë njoftuar se nuk është pezulluar procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Reagimi i presidentes vjen pas një deklarate të presidentit francez, Emmanuel Macron, e bërë në Tiranë, e cila u interpretua sikur Franca e ka pezulluar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Besoj që tashmë është sqaruar. Neve edhe drejtpërdrejt na kanë njoftuar institucionet franceze, por një gjë e tillë sa e pash edhe nga deklaratat e shumta që ka qenë një lloj dallimi në përkthim, në fakt ky proces nuk është pezulluar, sepse ligjërisht as nuk mund të pezullohet nga një shtet”, tha presidentja Vjosa Osmani në një intervistë në KTV.
Sipas presidentes, vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.