Osmani i del në krah deputetëve, thotë se Qeveria i ka bllokuar ligjet

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka hedhur akuza ndaj Qeverisë së Kosovës duke thënë se janë ata që kanë bllokuar ligjet, e jo deputetët.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në seancën e parë të sesionit vjeshtor ka kërkuar nga deputetët që të ju përmbahen masave anti Covid, duke ju uruar shërim të shpejtë të gjithë atyre që janë infektuar me koronavirus

“Jam shumë e lumtur që të gjithë ata deputetë që kanë qenë të infektuar tani më janë në mesin tone”, ka thënë ajo.

Osmani e ka quajtur propagandë deklarimin se deputetët në këtë legjislaturë nuk e kanë kryer punën e tyre.

“Refuzoj propaganda që deputetët nuk i kanë kryer ligjet, nga 120 ligje që thuhej se kinse deputetët nuk i kanë trajtuar ata në fakt nuk kanë ardhur sepse nuk i ka sjellë qeveria”

“Nga 4 muaj e gjysmë sa kemi pasur funksionalitet të plotë, deputetët e kuvendit nëpërmes punës së palodhshme në komisione kanë sjellë në këtë seancë 100 për qind të punëve që i kanë trajtuar nëpër komisione”, ka thënë ajo.