Presidentja Vjosa Osmani të mërkurën ka mbajtur takim me liderët e partive politike në Kosovë për të diskutuar datën e zgjedhjeve të rregullta vitin tjetër.
Në takim nuk mori pjesë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Për këtë presidentja u pyet në konferencë për media, ajo konfirmoi se Kurti ishte dakord me datën, pra 31 korrikun.
“Në qoftë se flasim për mos përfillje mendoj se është e kundërta… përkundrazi ne i kemi ftuar të gjitha partitë politike. Ftesa e parë i ka shkuar kryeministrit njëkohësisht kryetarit të LVV pasi ma ka konfirmuar se kjo datë është në rregull për të, dhe pastaj ftesat kanë shkuar sipas madhësisë së partive politike. Pra, të gjithë e kanë ditur që takimi mbahet me 31 korrik“, u shpreh ajo para mediave.
Presidentja falënderojë Konjufcën për gatishmëri, por u shpreh se duhet të funksionojnë me parimin e njëjtë për gjitha partitë.
“Unë e falenderojë nënkryetarin e LVV-së që ka shprehur gatishmëri që të vije, por është dashtë që të aplikohet parimi i njëjtë për të gjitha partitë sepse në sytë e institucionit të presidencës të gjitha partitë duhet të trajtohen njësoj“.
Presidentja shtoi se nuk e përjashton asnjë parti dhe as LVV, për konsultime të mëpastajme.