Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar takim me ushtruesen e Detyrës së Presidentes së vendit Vjosa Osmani.
Ai thotë se me Osmanin, kanë diskutuar për situatën e krijuar epidemiologjike në Kosovë, sfidat dhe përkushtimin institucional në luftën antikoronavirus, njofton Klan Kosova.
”Në takim me Vjosa Osmanin, U.D. e Presidentes, ishte rast të diskutojmë për gjendjen e pandemisë në vendin tonë, sfidat dhe përkushtimin institucional për luftimin e virusit Covid-19.
Disiplina e qytetarëve, respektimi i masave, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe të pushtetit qendror e lokal, përkushtimi i tri niveleve të përkujdesjes shëndetësore dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar, janë çelësi i fitores ndaj virusit.
Ndërkaq U.d. Presidentja Osmani ka thënë se është i domosdoshëm koordinimi me Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e emergjencës shëndetësore, duke rritur kujdesin dhe respektuar maksimalisht masat mbrojtëse ndaj Covid-19.
Vendimet tona do të jenë në përputhje me situatën, luftimin e virusit dhe ngushtimin maksimal të hapësirës për virusin!”.