Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani , së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, kanë udhëtuar për në Uashington të SHBA-ve, për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Uashington, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale.