Presidentja e Kosovës, Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, kanë emëruar Kujtim Shalën, inspektor të ri të AKI-së,
Siç ka njoftuar presidenca të mërkurën, Osmani e Kurti janë njoftuar nga Inspektori i Përgjithshëm i deritashëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë.
“Ata kanë falënderuar z. Ramadani për shërbimin e tij në AKI nga viti 2019 dhe i kanë uruar suksese të mëtejme në angazhimet e tij profesionale. Pas konsultimeve, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë emëruar Inspektor të ri të Përgjithshëm të AKI-së, Kujtim Shala, i cili deri më tani ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.