Osmani: Dje është nënshkruar një zotim në mes të Kosovës dhe SHBA-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në ceremoninë e djeshme të nënshkrimit, siç e quan ajo të një zotimi në mes të Kosovës dhe SHBA-së, ka qenë e ftuar nga pala amerikane fillimisht, e më pastaj edhe nga Zyra e Kryeministrit.

“Ceremonia ka pasë për qëllim që të dy qeveritë të nënshkruajnë një deklaratë apo zotim për një marrëveshje që në të ardhmen mund të nënshkruhet që ka të bëjë me nxitjen e investimeve”, ka thënë Osmani, njofton Klan Kosova.

“Ajo e djeshmja ishte deklaratë e natyrës politike. Akoma nuk ka marrëveshje konkrete”.

Në konferencë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ajo ka bërë me dije se të premten është caktuar të mbahet seancë, në të cilën do të votohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Kurse nga java e ardhshme për raportim në Kuvend për 100 ditëshin e Qeverisë do të ftohet Kryeministri Avdullah Hoti.