Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se procesi i dialogut duhet të rimendohet pas sulmit të 24 shtatorit. Osmani tha se për agresionin e muajit të kaluar nuk ka dyshim se qëndron Serbia.
“Tashmë janë bërë më shumë se 12 vjet në dialog dhe është koha për reflektim dhe qasja e marrë për këto 12 vite e ka inkurajuar Vuçiqin, që të kryejë dhunë dhe agresion. Janë katër elemente që e çojnë përgjegjësinë apo linjën komanduese deri tek presidenti Vuçiq. E para ka të bëjë me financimin, ka dëshmi të evidentuara edhe muaj më parë”.
“E dyta ka të bëjë me armët, të cilat janë prodhuar në industrinë ushtarake të Serbisë, dhe janë dhënë nga shteti serb për terroriste. E treta ka të bëjë me trajnimet që as shteti serb nuk i mohon se ji ka kryer për këto grupe terroriste dhe e katërta ka të bëjë me lidhjet politike me terroristët serbe. Nuk ka më dyshim. Unë e kuptoj që shtetet veç e veç mund t’i procedurat për konfirmim të informacioneve. Ne presim që pas përfundimit të procedurave që shtetet anëtare të ndërmarrin masa”.