Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka reaguar pas dhunës së ushtruar sot në Kuvendin e Kosovës.
Duke dunuar aktet e së enjtes mes deputetëve të PDK-së dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, shefja e shtetit tha se përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike “është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë”.
Ajo u shpreh Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, “ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik”.
“Duhet ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj demokracisë, mendimit ndryshe, sikurse edhe respektit të ndërsjellë, duke u mbështetur në sundimin dhe respektimin e ligjit”, shkroi ajo në Facebook.