Ushtruesja e Detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se askush nuk i ka kërkuar asaj qoftë si Kryetare e Kuvendit, apo si ushtruese e Detyrës së Presidentit që të përfshihej në procesion e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk do të ishte racionale që unë të përfshihem në një proces që nuk kam qenë nga fillimi ose të marr përsipër marrëveshje që i kanë negociuar të tjerët”, është shprehur Osmani.
“Është ndryshe nëse do të ulësha nga fillimi. Unë do ta bëjë të pamundurën që ta ndihmoj shtetin tim. S’kam pasë kërkesë nga askush në Kosovë që të jap kontributin tim në këtë drejtim”.