Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar me rastin e përvjetorit të sulmeve terrorsite të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas saj 11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi rrjedhën e historisë përgjithmonë.
“Sot, krahas aleatëve tanë amerikanë, nderojmë 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa riafirmojmë përpjekjet tona të çdoditshme në mbrojtje të lirisë e demokracisë, vlera të cilat definojnë miqësinë dhe partneritetin tonë të përhershëm”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Në sulmet e vitit 2001 në Kullat Binjake në New York humbën jetë 2.977 njerëz, pa përfshirë 19 rrëmbyesit e avionëve që godtën ndërtesat.
Në nderim të kësaj dite shoqata “Miqtë e Amerikës” së bashku me zjarrfikësit e Prishtinës, kanë larë platonë e shtatores së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.
Gjithashtu u bë edhe vendosja e një flamuri të ri amerikan.