Oriola duket mahnitëse në imazhet e reja.
Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, së fundi ka realizuar edhe një tjetër set fotografik.
Kësaj radhe, bukuroshja u shfaq e veshur me fustan nusërie, teksa merr vëmendje të madhe me këtë paraqitje.
Ky fotosesion i Oriolës erdhi në kuadër të shumë seteve që ajo i realizon për kompani të ndryshme.
Edhe kësaj radhe këto fotografi të bukuroshes shqiptare u pritën mirë nga ana e ndjekësve, të cilët i lanë komente pozitive.
Për këtë set, Oriola kishte udhëtuar drejt Turqisë, ndërsa fustani i nusërisë ia theksoi linjat trupore asaj. /Lajmi.net/