Modelja Oriola Marashi është ndër personazhet më të komentuara në vend për format e saj trupore.

Ndërkohë, në rrjete sociale ajo është shumë aktive, me plot 501 mijë ndjekës. Së fundmi, përmes disa imazheve tërheqëse, Oriola ka mahnitur me pozat e marra në një makinë luksoze.

Veshja e ngushtë i theksonte tiparet trupore duke treguar më shumë se ç’duhet. Marashi po kalon disa kohë me të dashurin e saj, njëherësh futbollistin, Eros Grezda.
