Opozita bllokon foltoren e Kuvendit

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se qytetarët do të vlerësojnë se nga kush u nis konflikti në seancën e sotme të Kuvendit.

Sipas tij, momentumi është që të tejkalohet kjo situatë.

“Nëse jemi me tejkalu e vazhdojmë seancën aty ku kemi qenë. Edhe kryeministri e pati vullnetin të hiqte dorë nga fjala e tij. Qytetarët po presin që ne të vazhdojmë në normalitet. Në zgjedhje shkojmë kur të doni”, ka thënë ai.