Rasti i parë me “Omicron”, varianti i ri i koronavirusit është konfirmuar sot në Greqi.
Ministri i Shëndetësisë Thnaos Pleyris deklaroi se i shtetasi i infektuar është identifikuar në Kretë. Nuk ka ende të dhëna nëse ky shtetas ka hyrë në Greqi nga një nga vendet me numër të lartë të infektuarish me “Omicron”.
“Omicron” ka shqetësuar të gjithë botën, ndërsa rastet me këtë variant janë konfirmuar në disa shtete të Europës.
Duke folur për rreziqet që paraqet, epidemiologu Ilir Alimehmeti, shpjegoi tri ditë më parë në emisionin “Open”, se rritja e rasteve të reja me Covid-19 në Afrikën e Jugut tregon se ka transmetueshmëri të lartë, por ende nuk është konfirmuar kjo gjë.
“OBSH, CDS, të gjtha bashkë vendosën se është variant shqetësues. Ne dimë shumë pak, dimë listën e gjatë të mutacioneve dhe mendon se mund të presësh gjëra në të ardhmen. Disa variante kanë pasur transmetueshmëri të lartë dhe kjo merr bazën e të dhënave se mund të sjellë trasmetueshmëri të lartë. Provë është Afrika e Jugut që janë rritur rastet. Kemi shumë mungesë informacionesh. Keni rreth 1400/1500 variante të ndryshme. Do ta ndjekim. Afrika e Jugut ka pasur dhe një variant shqetësues, por nuk erdhi asnjëherë në Europë. Do ta shohim. Kemi disa limitime dhe boshllëqe njohurie, duhet të ruajmë kujdesin”, shpjegoi ai.
Ndërsa shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se simptomat tipike të këtij varianti janë rruga, sekrecionet, dhimbjet e fytit dhe temperatura për 1-2 ditë.
“Është shtamë e Sars Cov 2. 30 mutacione i ka pësuar vetë Omicroni. Sars Cov 2 ka rreth 30 mijë baza në gjenomën e vet. Po të bësh llogari të statistikave, mutacionet janë të parëndësishme nga ajo që flasim. Nuk është mutacioni problemi dhe nuk është e thënë që sic nodhi me viruset e viteve ’60 që interpretoheshin gjithmonë si rrufë. Omicroni ka tipike rrufën, sekrecionet, dhimbja e fytit dhe temperaturë 1-2 ditë dhe periudhë rikuperimi më të ulët se më parë. Sa u izolua shtami, u kapën me vonesë por ishin përhapur shumë. Viurset dhe shtamat e reja janë më transmetuese dhe më pak vdekjeprurëse, ndaj në vendet e tjera merren masa menjëherë”.