Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), ka njoftuar se ka anuluar të gjitha aktivitetet deri në një njoftim të radhës, për shkak të koronavirusit.
Sipas OEAK-ut, ky vendim ka ardhur pasi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka vendosur që të merr masa ndaj Coronavirusit, duke pezulluar procesin mësimor deri më 27 mars dhe marrjen e vendimeve të tjera.
“Në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë për masat parandaluese kundër COVID-19, ju informojmë se Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë po anulon të gjitha aktivitetet e saj publike deri në një njoftim të ardhshëm, përfshirë ngjarjen Ekonomia me Dinamikë të Shpejtë – Forum me Kryeministrin (12 mars 15.00)”, thuhet në njoftimin e Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, për media. /GazetaStop/