O’Brien dhe Eichhorst sot në Kosovë, pasdite pritet takimi me kryeministrin Kurti

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme, Angelina Eichhorst, pritet të arrijnë sot për vizitë në Prishtinë.

Telegrafi ka mësuar se O’Brien dhe Eichhorst do të zhvillojnë takim me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas të njëjta burimeve, takimi pritet të mbahet pasditen e sotme, ndërkaq ora e saktë nuk dihet ende.

O’Brien dhe Eichhorst gjatë ditës së djeshme kanë qëndruar në një vizitë të paparalajmëruar në Serbi ku janë takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq nënvizoi se kishin shkëmbyer mendime për rolin e Serbisë në Ballkanin Perëndimor.

Kosova ishte një nga temat kryesore të diskutimit, dhe Vuçiq theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut, me mbështetjen e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.