Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka reaguar pas vendimit të gjykatës amerikane për dënimin me 40 vjet burgim për vrasësin e George Floyd, policit i cili para një viti ia kishte shkaktuar vdekjen duke ia vendosur gjurin në qafë.
Me anë të një postimi në Facebook, Obama shkruan se drejtësia është vënë në vend dhe se amerikanët me ngjyrë ende jetojnë me frikë se mund të pësojnë njëjtë si Floyd.
Sot, një juri në Mineapolis bëri gjënë e duhur.
Për gati një vit, vdekja e George Floyd nën gjurin e një polici ka bërë jehonë në të gjithë botën – duke frymëzuar piktura e murale, duke shkaktuar biseda në dhomat e ndenjës dhe legjislacionin e ri. Por një pyetje më themelore ka mbetur gjithmonë: a do të vihej drejtësia?
Në këtë rast, të paktën, ne morëm përgjigjen tonë. Por nëse jemi të sinqertë me vetveten, ne e dimë që drejtësia e vërtetë ka të bëjë më shumë sesa me një vendim të vetëm në një gjyq të vetëm.
Obama më tej shkruan se është fakt që Amerikanët e Zinj çdo ditë janë duke u trajtuar ndryshe dhe se jetojnë ne frikë që takimi i tyre i ardhshëm me zbatuesit e ligjit mund të jetë edhe i fundit.