Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) me kërkesë të bizneseve anëtare i është drejtuar me një kërkesë Kryenministrit Hoti, dhe institucioneve relevante për uljen e TVSH-së në 5 % për sektorin e turizmit dhe ushqimit.
Kjo është kërkesë e vazhdueshme që OAK është duke e bërë por që nevoja tani është edhe më e madhe si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit dhe vështirësive që ka shkaktuar pandemia tek këta sektor, duke qenë ndër më të prekurit e kësaj periudhe, thuhet ndër të tjera në kërkesë.
Një stimulim i tillë e sidomos tani do të ndikonte pozitivisht tek këta sektor dhe në rritjen e turizmit brenda vendit.
Lidhur me këtë OAK ka hulumtuar edhe vendet e rajonit, të cilat kanë reduktuar Tvsh-në shumë më herët, duke përfshirë Shqiperinë në 6% që nga viti 2017, Maqedonia e Veriut në 5%, Mali i Zi 7%, duke na bërë kështu vendin me tvsh-në më të lartë, thuhet në letrën e dëguar.
Duke rikujtuar që biznesi është në gjendje shumë të rënd si rrjedhojë e mospërkrahjes nga ana e shtetit e sidomos ky sektor i cili është në gjendje jashtëzakonisht të vështirë, OAK ka kërkuar që të përkrahet kjo iniciativë.