Bordi i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizitoi disa nga bizneset anëtare, ndër të cilat ishte edhe kompania “JYSK”, ku qëllim kryesor ishte diskutimi lidhur me sfidat që bizneset po përballen dhe efektin e vendimit të Qeverisë për mbyllje të një numri të madh të bizneseve, si masa parandaluese të përhapjes së pandemisë COVID-19.
Anëtari i bordit të OAK-së Hamdi Malushaj kërkoi që të trajtohen në mënyrë të barabartë punëtorët e sektorit publik dhe atij privat, pasiqë në kohë të pandemisë nuk ekziston asnjë dallim. Ai theksoi që po bëhet pabarazi sepse punëtorë e sektorit publik po marrin paga të plota, ani pse nuk janë duke punuar, kurse ata të sektorit privat jo.
Malushaj shtoi që Qeveria e Kosovës nuk ka marrë parasysh propozimet e Odës së Afarizmit të Kosovës, të cilat janë dërguar për Pakon Emergjente Fiskale, andaj konsideroi që është mëse e nevojshme që komuniteti i biznesit të informohet se si do të rimëkëmbet ekonomia pas tejkalimit të pandemisë COVID-19.
Pronari i biznesit “JYSK” Fatmir Zymberi, theksoi që pas vendimit të Qeverisë biznesi i tij, është një nga bizneset që nuk është duke funksionuar, andaj kërkoi që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme ekonomike dhe të ndërmerren hapat e duhur për t’u dal në ndihmë atyre.
Zymberi shtoi që pasi pandemia të largohet, vendi do të pëballet me një pandemi ekonomike, e cila do të jetë shumë e rrezikshme me vendimet e Qeverisë për të subvencionuar pagën e punëtorëve me 170 euro, nuk janë të mjaftueshme.
Gjatë kësaj vizite OAK u përfaqësua nga: kryetari i bordit Skënder Krasniqi dhe anëtarët e bordit Hamdi Malushaj dhe Lulzim Begaj.