Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i është drejtuar kryeministrit Kurti me fjalët “o burrë dhe o njeri”, duke i kërkuar që të lëvizë në lidhje me grevistët.
Ai u shpreh kështu, me arsyetimin se Kurti nuk po ka dëshirë që t’i drejtohet me “vëlla”.
“O burrë livrit bre pak, na s’po i thojmë o vëlla se s’po ka qejf me i thënë. O njeri livrit pak. Boni dy hapa, jo vetëm si te thuash ti se kjo është arrogancë,është diktat, ja si të them unë, ja hiç, nuk është normale kjo sjellje me njerëzit. Duhet me dal me fol me njerëz, me pa se a po rrahin shuplaka”, është shprehur Krasniqi.