Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 539.
Për një javë në Kosovë vdiqën 40 persona nga COVID-19. Më 28 gusht Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se numri i viktimave ka arritur në 499.
Ndërkaq IKSHPK dje njoftoi se numri total i rasteve pozitive është 13.713 raste nga 52.157 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 539 raste të vdekjes.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 488 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 112 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 13.713 raste nga 52.157 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 539 raste të vdekjes”, ka njoftuar IKSHPK të mërkuren.