Numri i të shëruarve nga koronavirusi arrin në 789 persona

Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se të dielën janë shëruar edhe katër persona nga koronavirusi, derisa nuk ka pasur as një të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve në Kosovë ka arritur në 789 persona.

IKSHPK ka bërë të ditur se janë testuar gjithsej 138 mostra për koornavirus që kanë rezultuar negativ.

“Sot janë shëruar 4 persona dhe deri më sot numri i përgjithshëm i të shëruarve është 789 raste”.

Deri më tani janë testuar 13262 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes.