Me rastin e konfirmuar në orën e parë të ditës së sotme, numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, është 16.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes një njoftimi rreth orës 01:00, ka bërë të ditur se fjala është për një grua, e cila ka ardhur nga Londra në Prishtinë të hënën, transmeton Koha.
E me rastet në gjithë botën, numri i të infektuarve në botë pa përfshirë Kinën si “vatër” të virusit Covid-19, ka kaluar 100-mijëshin, sipas të dhënave të fundit të mëngjesit të sotëm.
Gjithsej në botë janë mbi 182 mijë të infektuar dhe mbi 7.100 të vdekur si pasojë e këtij virusi. Në Kinë, ku virusi po shkon duke u zhdukur, janë 80.881 të infektuar dhe 3.226 të vdekur. Në pjesën tjetër të botës janë 3.948 të vdekur, më së shumti në Itali – 2.158.