Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka përditësuar të dhënat e fundit nga numërimi i votave.
Sipas të dhënave të KQZ-së numërimi i votave ka përfunduar në të gjitha komunat e Kosovës.
Nga këto të dhëna bëhet e ditur se partia e Albin Kurtit prin me 47.85 për qind të votave.
Në vendin e dytë është radhitur Partia Demokratike e Kosovës me 17.41 për qind dhe në vendin e tretë, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.08 për qind të votave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta me 7.43 për qind.
Ndërsa, Nisma Socialdemokrate 2.60 për qind pa asnjë mundësi për të kaluar pragun.
Kujtojmë se votat me post nuk janë numëruar ende.