Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 10 persona të cilët nuk kanë respektuar vendimet e qeverisë për luftimin e pandemisë COVID-19.
Prej tyre tetë janë arrestuar në Prizren e dy në Gjakovë.
Rastet e plota sipas raportit 24 orësh të policisë:
• Rr. Bekim Berisha , Prizren 06.08.2020 – 02:10. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, për kufizim të lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
• Rr. Gani Saramati, Prizren 07.08.2020-14:35. Është raportuar se është hapur rast ndaj te dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka rënë në kundërshtim me vendimin e lëshuar nga qeveria duke u shërbyer klientëve në hapësirë të mbyllur. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.
• Rr. Gani Saramati, Prizren 07.08.2020-14:35. Është raportuar se është hapur rast ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka rënë në kundërshtim me vendimin e lëshuar nga qeveria duke u shërbyer klientëve në hapësirë të mbyllur. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.
• Rr.Tirana, Prizren, 07.08.2020-19:00. Ndaj katër te dyshuarve meshkuj kosovarë është iniciuar procedurë pasi që të njëjtit nuk i janë përmbajtur dispozitave shëndetësore gjate epidemisë dhe vendimeve te qeverisë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
• Rr.Muharrem Hoxhaj, Prizren, 07.08.2020-23:30. Është raportuar se është hapur rast ndaj te dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka rënë në kundërshtim me vendimin e lëshuar nga qeveria duke mbajtur hapur lokalin në kohen kur është ndalimi i lëvizjes së qytetareve. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.
• Rr, Qerimi, Gjakovë 07.08.2020-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti duke mos respektuar vendimin e qeverisë, ka organizuar aheng familjar me 50 persona të pranishëm. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
• Rr. Sylejman Aga, Gjakovë. 07.08.2020-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar menaxher i një lokali pasi që i njëjti nuk ka respektuar distanca vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.