Nuk pranohet iniciativa e kërkesës për largimin e Erden Atiqit


Komuna e Mitrovicës së Veriut nuk e ka pranuar kërkesën e qytetarëve për iniciativën e largimit të kryetarit, Erden Atiq.

Kjo u konfirmua nga kryesuesi i Kuvendit të kësaj komune, Nexhat Ugljanin.

“Kërkesa nuk është pranuar, për shkak se kërkesa nuk është në përputhje me Udhëzimin Administrativ MAPL nr.02/2023 për largimin e Kryetarit të Komunës nga funksioni. Ata kanë të drejtë edhe njëherë kur të plotësojnë kriteret që ta dorëzojnë sërish kërkesën”, tha Ugljanin për Klankosova.tv

Në shtator të këtij viti, Ministria Administrimit të Pushtetit Lokal ka publikuar udhëzimin administrativ që u mundëson qytetarëve që nëpërmjet një peticioni t’i largojnë kryetarët e komunave veriore.

Udhëzimi Administrativ, ishte hartuar në kuadër të hapave që Qeveria e Kosovës i ka ndërmarrë për shtensionimin e plotë të situatës në veri.

Zgjedhjet në veri të mbajtura më 23 prill, u bojkotuan nga ana e serbëve.